Dashamir Shehi për Tiranën? Paralajmëron Topollari: Ja ç’do bëjmë si koalicion

13 Mars 2023 | 22:33

Kreu i Bindjes Demokratike Fabian Topollari tha se nëse opozita në mazhoritar del me më shumë se një kandidat edhe ata do të kenë të drejtën që në ato bashki ku mendojnë se kanë një kandidat më të mirë se dy palët, të nxjerrin një kandidat më vete.

“Edhe me Tiranën, nëse në Tiranë gara mazhoritare ndahet midis kandidatëve të opozitës, me disa kandidatë, në këtë çast është e pamundur fitorja ndaj Erion Veliajt, sigurisht ne, nëse mendojmë se kemi një kandidat më të mirë se ata 2-3 që ka nxjerrë opozita, sigurisht dhe ne kemi të drejtën morale për të nxjerrë kandidatin tonë,” – u shpreh Topollari.

Ai theksoi se bien dakord se Dashamir Shehi është një kandidat më i mirë se ata që kanë dalë deri tani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026