Goditi për shkak të detyrës dy mjekë, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

14 Mars 2023 | 10:10

Një 31- vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ka goditur dy mjekë për shkak të detyrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I.V ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij i identifikuar si H. V., 41 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026