Masakra në Don Bosko, Garo: Nuk mund të jemi një vend që qeverisemi nga krimi
Partia Demokratike, e përfqësuar nga Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur në një lokal në zonën e Don Bosko, mbrëmjen e së dielës, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagosën 6 klientë të tjerë në lokal.
Përmes një deklarate për media të zëdhënsëses, Floriana Garo, theksohet se masakra e Don Boskos dëshmon gjendjen e pasigurisë që ndohet dhe vendi dhe për këtë është fajtore maxhoranca qeverisese.
DEKLARATA:
Një atentat me 1 të vrarë e disa të plagosur, ka qenë bilanci i përplasjes së fundit mes bandave kriminale në lagjen Don Bosko në Tiranë. Në të vërtetë në rastin konkret, i breshërive të vrasësve me pagesë ndaj njerëzve të pafajshëm.
Përtej lajmit të kronikës së zezë, që regjistroi një 58 vjeçare të vrarë, një grua pa asnjë lidhje me ngjarjen- përveç faktit se punonte në lokal për të mbajtur mbesën e vogël, ajo që mbetet, është pasiguria e qytetarëve, dhe lehtësia me të cilën operojnë kriminelët në Shqipëri.
Mbetet gjithashtu fakti se ngjarje të tilla dëshmojnë implikimin e organeve të drejtësisë me bandat e lidhura me qeverinë, të cilat me mbështetjen e saj, bëjnë ligjin në çdo skaj të vendit.
Masakra e Don Boskos është dëshmi tjetër e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve.
Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit.
Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Partia Demokratike denoncon, si kryefajtorë të situatës të dalë jashtë kontrollit, ministrin Çuçi dhe shefin e tij, Edi Rama.
Politika e këtij të fundit mbi rendin dhe sigurinë përshkruhet me vetë fjalët e tij: hëngshin kokat e tyre!
Ne e dënojmë këtë filozofi si bashkëpunim de facto me krimin, si liçencë qeveritare për bandat dhe krimin, që të qëllojnë e të vrasin kë të duan dhe kur të duan.
Sepse krimi nuk harron kurrë të hajë koka të tjera, siç ndodhi me 58 vjeçaren, e cila u vra në sy të mbesës 10 vjeçare, ndërkohë që punonte turnin e dytë të ditës, me të vetmin qëllim, mbijetesën.
Shqipëria nuk mund të jetë një vend që qeveriset nga krimi, sepse ajo meriton një qeveri që e godet krimin, që nuk bën pakte me të, dhe nuk e lë situatën e sigurisë në rënie të lirë.
Shqiptarët kanë një atdhe dhe një familje, dhe i duhen krijuar kushtet të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre, rrethuar nga të afërmit e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)