Alarm për bombë në gjykatat e Sarajevës, evakuuohen punonjësit

14 Mars 2023 | 14:47

Të gjithë punonjësit e gjykatave në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës janë evakuuar nga godinat e institucioneve ku punojnë.

Kjo ka ardhur pasi një person ka bërë një telefonatë në polici ku ka thënë se kishte vendosur një bombë.

Për shkak se nuk e ka specifikuar në cilën gjykatë e ka vendosur bombën, policia po kryen inspektime në të gjitha gjykatat, duke vijuar me Gjykatën Kushtetuese, Supreme, Komunale dhe Kantonale.

“Një person i panjohur bëri një telefonatë sot për të raportuar se kishte vendosur një bombë në ‘gjykatën në Sarajevë’. Duke qenë se nuk është specifikuar se për cilën gjykatë bëhet fjalë, të gjitha gjykatat janë evakuuar, objektet janë duke u siguruar dhe inspektime kundër sabotuese”, ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, KS Mersiha Novaliç.

Mediat vendase bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar personi që bëri telefonatën që ngriti alarmin në gjykatat e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026