“Vjosa pasuri e përbashkët me Greqinë”, Rama: Investojmë 80 mln dollarë

Vjosa pasuri e përbashkët
15 Mars 2023 | 11:17

Kryeministri Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.

Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.

Rama u shpreh se është në bashkëbisedim me autoritetet në Greqi për ta trajtuar Vjosën si pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Janë 80 mln dollarë investime në dispozicion të parkut. Do kërkojmë që Vjosa të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë në mënyrë që të rrisim investimet në të. Kemi një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha bashkitë që përshkohen nga Vjosa. Pjesë e investimit është edhe mbështetja financiare për bizneset që do të zhvillohen në këto bashki”, tha Rama,

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026