Si e menaxhoi Shqipëria pandeminë? Alimehmeti: Viktimat s’u raportuan
Menaxhimi i pandemisë së covid-19 nga Shqipëria ka ndarë në gjykime profesionistët e shëndetësisë.
2 rastet e para të zbuluara në 9 mars u izoluan menjëherë në spitalin infektiv, i cili mori emrin spitali covid 1 dhe e gjithë zona u vu në karantinë.
Në 3 vite u trajtuan më shumë se 12 mijë. Shefja e këtij shërbimi Najada Como rrëfen për Euronews Albania punë që u bë nga mjekët.
“Për ne ishte një gjë e re, kishte frikë brenda, por stafi mjekësor brenda frikës ka një dominancë që është shërbimi që ke për ti bërë pacientëve. Fillimi qe me një numër të pakët pacientësh por që për ne dukeshin shumë. Kaluan muaj, ne u mësuam me sëmundjen dhe ju siguroj që stafet mjekësore, 1 3 dhe 4 kanë bërë maksimumin e tyre si nga ana mjekësore dhe ana humane”- u shpreh Najada Çomo, shefe e spitalit infektiv.
Shqipëria ka 2,8 milionë banorë. Të dhënat zyrtare flasin për afro 334 mijë të infektuar dhe 3600 viktima në 3 vite, por ekspertët argumentojnë se shifrat janë disa herë më të larta.
“Kjo nuk është e vërtet, gati të gjithë jemi infektuar, të paktën 1 herë. Raporti i vdekjeve ka qenë 5,4 fish më i lartë se ai që është raportuar, duke çuar deri në 31 dhjetor të 2021 në rreth 17,500 vdekje. Pse ndodhi kjo? Gjithë kush që ka humbur jetën në spitale jo-covidi, në spitale private, jashtë shtetit, në shtëpi e çdo instancë tjetër nuk është brenda këtij kalkulimi”- ka theksuar epidemiologu Ilir Alimehmeti.
Kur pandemia po shkon drejt fundit, ekspertët marrin në analizë si e menaxhoi Shqipëria?
“Asnjë nga elementët e ofruar në kohën e caktuar nuk ka qenë element i gabuar, kur ti futesh në një luftë do marrësh vendime lufte Shqipëria në ndryshim nga shumë vende të tjera ka shtruar në spital gjithë kategoritë, tek ne nuk është bërë asnjë lloj seleksionimi. A do kisha bërë unë gjë ndryshe si anëtare e komitetit të ekspertëve ju siguroj që jo”- ka shtuar më tej Çomo.
“Shqipëria e menaxhoi në mënyrë të rregullt pandeminë. Kam një vërejtje se u futën shumë element të politikës”- theksoi neurokirurgu Kita Sallabanda.
Të ndarë janë në gjykime edhe kur flasim për vaksinimin, proces i cili nisi në janar të vitit 2021, fillimisht me bluzat e bardha dhe të moshuarit, për tu shtrirë në të gjithë popullatën mbi 16 vjec.
“Detyruan të bëjnë vaksinë, njerëzit që nuk kishin nevojë, në qoftë se problemin e vuanin të vjetrit, shteti shqiptar detyroi studentët”- tha Alimehmeti.
“Vaksina për ne ka qenë një lajm shumë i mirë dhe e shikonim si dritë jeshile shumë të madhe sikurse ishte dhe është dhe sot. Ka pasur njerëz që para se të mbyllnin sytë ka thënë sa keq që nuk jam vaksinuar”- theksoi Çomo.
Mbi 2 milion testime për covid janë realizuar në 3 vite. 17% e tyre rezultuan pozitiv. Testimet kryhen vetëm në shërbimet spitalore private apo publike pasi testi i shpejtë nuk ofrohet në farmaci.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë