Altin Gusho emërohet drejtor në IEVP Pojskë në Pogradec

15 Mars 2023 | 16:51

Altin Gusho emërohet drejtor në IEVP Pojskë në Pogradec.

Lajmi është bërë me dije nga gazetari i Euroneës Albania Xhensil Shkëmbi.

Burgu i ri është konceptuar për personat e moshës së tretë, por që ende nuk është funksional.

Altin Gusho, më parë mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh. Ai u shkarkuar nga detyra e drejtorit të burgut pikërisht sot. Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Në Drenovë drejtor i burgut u vendos Durim Toska.

Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026