Aksidenti tragjik në Greqi, kompania e trenave: Nuk jemi përgjegjës
Familjarët e viktimave të shkaktuar nga përplasja e trenit në Greqi, do të marrin 42 mijë euro dëmshpërblim paradhënie nga kompania e trenit “Hellenic Train”.
Pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin , por për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, ajo do mbulojë disa shpenzime, si:
-familjarëve të pasagjerëve të ndjerë paradhënie prej 42.000 euro
-për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një paradhënie prej (a) 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe (b) 10000 euro nëse në datën e me këtë njoftim ata qëndrojnë të shtruar në çdo spital apo klinikë dhe me qëllim plotësimin e nevojave financiare imediate.
Njëkohësisht familjeve të të vdekurve, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë të trenit fatal do t’u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet e tyre.
Kujtohet se Hellenic Train javën e kaluar ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka njoftuar se nuk do të aktivizojë përjashtimin për pagesën e dëmshpërblimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Larisa.
Krahas gjithë sa më sipër, Hellenic Train ka krijuar një ekip të posaçëm, i cili bazuar në situatat ekzistuese të përfituesve të të gjitha kategorive të mësipërme, do të marrë përsipër menaxhimin e kërkesave të përfituesve individualë për të lehtësuar zbatimin e të gjitha sa më sipër masat.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj