Inxhinieri: Robotët më të aftë se mjekët me eksperiencë
Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se robotët janë më të saktë se mjekët në sistemin shëndetësor.
“Nëse do marrim përdorimin e robotëve në sistemet shëndetësore, në raste patologjish shumë të vështira, dora e kirurgut nuk mund të ndërhyjë dot deri në trajtimin e sëmundjeve shumë të vështira, ndërsa sistemi robotik është shumë preciz. Pra, nëse ekziston një masë tumorale, dora e kirurgut mund të ndërhyjë, saktësia është, por jo aq precize sa një sistem robotik elektronik,” – u shpreh Mertenika.
Teknologjia po bëhet e paparashikueshme dhe madje aq e përsosur sa po i merr njerëzve vendet e punës. Një sërë profesionesh po zëvendësohen nga robotika dhe madje duke pasur më pak kosto dhe më shumë efikasitet.
Kryeministri i Rumanisë ka prezantuar pak javë më parë këshilltarin e tij më të ri, një asistent robot i quajtur Ion. Sipas Nicolae Ciuca, ky është rasti i parë në botë kur inteligjenca artificiale merr një post të tillë, edhe pse honorifik. Roboti është ndërtuar në Rumani dhe detyra kryesore e tij do të jetë skanimi i rrjeteve sociale për të informuar qeverinë “në kohë reale” për “propozimet dhe dëshirat e rumunëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:10 Trump për Melonin: Një njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s