Tryeza për integritetin zgjedhor, mesazhi i ambasadorit britanik

16 Mars 2023 | 10:39

Komiteti i Helsinkit ka mbajtur këtë të enjte një tryezë me temë për mbrojtjen e integritetit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Të pranishëm në takim kanë qenë dhe pjesëtarë të trupit diplomatik, por dhe funksionarë të lartë shtetëror.

Në fjalën e mbajtur ambasadori britanik, Alastair King-Smith, deklaroi se është e rëndësishme ngritja e standartit të zgjedhjeve.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë në Shqipëri për të ngritur standardin e zgjedhjeve dhe për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe për të cuar pjesëmarrjen e qytetarëve.

Mbretëria e Bashkuar mbështet punën për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe me ndihmesat që jep për partitë politike.

MB do të shikojë një demokraci në lulëzim, duke përfshirë këtu edhe një opozitë të fortë që i kërkon llogari partisë në pushtet dhe të ketë institucione që punojnë”, tha ambasadori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026