PD ankimon në KAS vendimin e KQZ për mosregjistrimin në zgjedhje
Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar në Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve ankimin kundër vendimit të sotëm të KQZ që vendosi mosregjistrimin e PD në zgjedhje.
Objekti i ankimit i dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka si objekt:
“Shfuqizimi i vendimit nr.172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.
Regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj, dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me Nr.1337 Prot të paraqitur në emër të Partisë Demokratike nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa”.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së mori vendimin që PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas Celibashit, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë