PD nuk regjistrohet, përfaqësuesi i Berishës: Vula është në dorën e anëtarësisë

Ledio Nurja
14 Mars 2023 | 17:57

Përfaqësuesi i Sali Berishës në KQZ, Ledio Nuraj deklaroi se vula dhe simbolet e Partisë Demokratike janë në dorën e anëtarësisë.

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, Nurja u shpreh se anëtaësia ka zgjedhur Berishën si kryetar dhe shtoi se vendimi do të ankimohet në KAS.

“Duhet të ndërgjegjësohemi, siç u pa edhe sot, vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë deri më tani. Vula, simbolet dhe PD është në dorën e  anëtarësisë dhe atje ku është anëtarësia.

PD e vërtetë, është ajo PD ku aderon anëtarësia e saj prej 32 vitesh, me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet sa më shpejt vendimi i sotëm, për të cilën do të ushtrojmë të drejtën ankimore, në KAS dhe më tej nëse është e mundur”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026