Nuk regjistroi PD-në në zgjedhje, Celibashi: 3 ditë kohë për ankim në KAS

Ilirjan Celibashi
14 Mars 2023 | 17:37

Partia Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ishte ky vendimi i marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Celibashi deklaroi se Partia Demokratike ka 3 ditë kohë për të bërë ankim në KAS.

“Kundër këtij vendimi, keni të drejtën e ankimit në Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve, brenda 3 ditëve, nga dita e shpalljes së këtij vendimi”, theksoi ai.

Sipas Celibashit, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen.

Celibashi nënvizoi se Basha si kryetar, nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje, por firmën e ka vendosur Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse është nënkryetar, nuk e ka këtë atribut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026