Margariti-Zhupës: Kemi transformuar zonat më të turpshme në pika turistike
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti iu përgjigj në interpelancë në seancën e Kuvendit të kësaj të enjteje, deputetes së PD-së, Ina Zhupa.
Ajo tha se është falënderuese kur përdoren artifica për të sjellë kulturën në vëmendje, në foltoren e parlamentit.
“Pse duhet të zgjedhim për fëmijët tanë që të jetojnë brenda rrënojave.” Ishte kjo deklarata e Margaritit që solli kërkesën për interpelancë nga Zhupa.
Në përgjigje, ministrja zgjodhi të përmendë fundjavat në Korçë, vizitat në qendrën historike në Vlorë, ngjitjet nëpër sokakët e Gjirokastrës e Krujës apo mbledhjet me miqtë në pazarin e Tiranës.
“Harrojmë se pikërisht këto janë dhe hapësirat që kanë qenë zonat më të turpshme të qyteteve tona, ngarkuar me baltë e baraka duke fshehur pas harresës edhe vetë trashëgiminë kulturore dhe nuk bëhet fjalë për zona perfikerike, por zona në zemër të qyteteve,” – u shpreh Margariti.
Në kërkesën e saj, Zhupa tha se prej mungesës së vëmendjes kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sipas saj, industria e ndërtimit po dëmton pasurinë kulturore të shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona