Bie nga skela teksa lyente, ndërron jetë tragjikisht 49-vjeçari shqiptar në Mykonos
Një 49-vjeçar shqiptar gjeti vdekjen ndërsa punonte në Mykonons, në Greqi. Shqiptari kishte shkuar atje dy vite më parë së bashku me familjen e tij për një jet më të mirë, por jeta e tij u ndërpre tragjikisht.
Sipas mediave greke ai kishte qenë duke lyer murin e jashtëm të një objekti të pa përfunduar. Ai ra nga skela nga një lartësi prej rreth dy metrash dhe ra me fytyrë në grumbullin e materialeve të ndërtimit. Vdekja e tij ishte e menjëhershme.
Trupi i pajetë i punëtorit 49 vjeçar u gjet pak më vonë nga djali i tij, i cili po punonte më të por në atë moment ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të çuar disa mjete në makinë.
Nga hetimet e kryera rezultoi ndërtesa ku po punonte shqiptari ishte pa leje ndërtimit ndaj kryekontraktori kishte punësuar shqiptarin i cili nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi.
Nga të dhënat e deri tanishme, ende nuk ëhstë bërë e mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërkohë kontraktori i cili punësoi 49-vjeçarin është në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasje me paramendim, pasi në vendin ku po bëheshin punime nuk kishte masa sigurie.
Pamjet e siguruara nga mediat greke tregojnë qartë grumbullin e materialeve të ndërtimit mbi të cilat ka rënë në rrethana të paqarta ndërtuesi shqiptar. Në këto pamje mund të shihet se në ndërtimin e kontraktorit të madh nuk janë respektuar masat e nevojshme të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet