“2022-shi vit i suksesshëm”, Varhelyi: Kërkojmë më shumë

16 Mars 2023 | 13:27

Komisioneri europian Oliver Varhelyi tha se dëshirojnë që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian sa më shpejtë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Edi Ramën dhe Joseph Borrell, zyrtari i lartë i BE-së tha se viti i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm për vendin tonë.

“Nisët konferencën e parë ndërqeveritare, nisëm të ashtuquajturin proces të shqyrtimit analitik të legjislacionit që na çon tek negociatat mjaft specifike dhe të detajuara të anëtarësimit dhe po kështu ramë dakord se vitin e kaluar nuk u humb kohë. Reformat ecën me ritëm dhe natyrisht Komisioni Europian është këtu për të kërkuar më shumë,” – u shpreh Varhelyi.

Sipas tij nëse gjithçka shkon mirë ky vit mund të jetë edhe më i suksesshëm, duke qenë se nga progresi i Shqipërisë përfitojnë të dyja palët.

Për më shumë ndiqni videon: 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026