Të premten hidhet shorti, 3 skuadra italiane mes 8 më të mirave në Champions
Reali i Madridit dhe Napoli janë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste në Champions League duket plotësuar kështu tetëshen. Madrilenët zhvilluan një ndeshje të mirë në shtëpi, me një Liverpul pa ide dhe shumë larg ndeshjeve që zhvillon në kampionat.
Të besuarit e Klop besonin në një përmbysje ndaj Realit në Benabeu, por diçka e tillë nuk ndodhi, ku anglezët nuk arritën të shënojnë dot asnjë gol. Përballja u mbyll me fitoren minimale të spanjollëve, ndërsa goli u shënua nga i përhershmi Benzema, i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes.
Në stadiumin Diego Armando Maradona, Napoli dhuroi spektakël para tifozëve të tij, por njëkohësisht u konfirmua një skuadër me karakter fituesi. Plot 7 përballje janë fituar nga napoletanët në këtë sezon të Champions, ndërsa 8 ka vetëm Bayerni i Mynihut.
Ndeshja ndaj gjermanëve nuk u vendos aspak në dyshim, me skuadrën e Spaletit e cila dominoi plotësisht ndërsa gjeti 3 herë rrugën e rrjetës me një dy golësh të Osimhen dhe Zielinski. Gjermanët ishin të pafuqishëm, duke mos shënuar dot asnjë gol në të dyja përballjet.
Ditë ne premte zhvillohet shorti për fazën çerekfinale, ku skuadrat pjesëmarrëse janë Bayerni, Reali, Manchester City, Chelsea, Napoli, Benfica, Inter dhe Milan.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur