Kurti-Vuçiç, mjaft luajtët! Diplomatët: Durimit i erdhi fundi, pranonin planin tonë
Diplomatët në Bashkimin Europian po japin ultimatume që marrëveshja e tyre të pranohet nga Kurti dhe Vuçiç. Me një gjuhë të ashpër e kërcënuese ata thonë se për Kosovën dhe Serbinë do të merren masa nëse drejtuesit e dy vendeve vazhdojnë të manovrojnë.
Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë nuk është një shaka që mund të merret lehtë nga Kurti dhe Vuçiç. Të paktën ky është mesazhi që japin diplomatët e huaj, që kanë përpiluar planin në një editorial të publikuar nga Albanian Post, dy ditë para takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – e deri te udhërrëfyesi për zbatimin e saj duhet të përqafohet nga të dy palët, sepse durimit i ka ardhur fundi, citohet në gjuhën e ashpër të këtij editoriali.
Krizat e njëpasnjëshme të vitit 2022 e kanë zbehur besimin tonë në konstruktivitetin e Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit dhe tani në komunitetin perëndimor ka dyshime serioze nëse ata vërtet janë partnerët që na duhen.
Durimit tonë i ka ardhur fundi.
Për herë të parë ka unitet në mes të të gjitha vendeve të BE-së dhe NATO-së, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën. Ne e dimë qartë çfarë duam dhe si e duam.
Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me kapitullim, siç gënjehet në Serbi, dhe as me Bosnjëzim të Kosovës, siç gënjehet në Kosovë. Si Serbia ashtu edhe Kosova trajtohen me respekt. Marrëveshja bazike është marrëveshja më e mirë e mundshme që situata e lejon: asnjëra palë nuk heq dorë nga parimet e veta thelbësorë ndërkohë përfitimet janë shumë të mëdha për të dyja palët.
AP kishte publikuar edhe me 13 tetor një shkrim brenda këtij formatit të njëjtë, të një diplomati të përfshirë në proces, por që preferonte anonimitet për shkak të pozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar