Jemi gati për zgjedhje të parakohshme, deklaron Arbërie Nagavci
Kosova po përballet dhe me probleme të tjera në aspektin politik. Vendi do të zgjedh një president të ri, pas dorëheqjes së zotit Thaçi, por po diskutohet dhe për zgjedhje të parakohshme.
Zonja Nagavci shpreh mendimin e saj për situatën politike dhe se çfarë mbështet partia ku ajo bën pjesë.
“Ne besojmë që zgjedhjet e reja parlamentare janë mundësia e vetme për legjitimitetin e institucioneve sepse ne do dilnim para qytetarëve në një situate, ku ata e dinë saktë se jemi në një proces të zgjedhjes së një presidenti të ri dhe në zgjedhje të përfaqësuesve të cilët do të udhëheqin vendin në këto ditë shumë të rëndësishme dhe jo të lehta për Kosovën,”- shprehet zonja Arbërie.
Një tjetër çështje në të cilën u ndal është dhe mendimi i saj për zotin Thaçi.
“Pra veprimet e ish-presidentit Thaçi dhe jo vetëm veprimet, por edhe qëndrimet, po edhe mosveprimet e tij janë një pjesë e faktorëve shumë vendimtar për gjendjen në të cilën jemi aktualisht. Përtej kësaj e kuptoj që është shumë e rëndësishëm dhe po insistohet tashmë në unitet politik. Por për të arritur unitetin duhet që fillimisht të ketë legjitimitet,”- tha Nagavci.
Një tjetër çështje që u diskutua është nëse Kosova ka persona të cilët mund të dalin mbi forcat politike, t’i bashkojnë ato dhe të jetë president.
“E para që duhet përmendur që pajtohemi të gjithë është që në Kosovë ka persona të cilët do të ishin të denjë, kompetentë dhe do të kryenin këtë detyrë të besuar më përgjegjësi. E keqja është që partitë politike kanë interesa krejtësisht personale dhe partiake, dhe nuk janë të interesuar që të gjejnë një president apo president, që do të ishte i denjë apo e denjë për vendin,”- tha zonja Arbërie.
Lexoni gjithashtu
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq