Osmani: Shpresë nga takimi në Ohër, Serbia mos të pengojë procesin e dialogut

17 Mars 2023 | 10:22

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat me të dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo tha se do të vazhdojnë përkushtimin për dialogun, ndërsa theksoi se kanë shpresa nga takimi i ditës së nesërme në Ohër mes Prishtinës dhe Beogradit.

Osmani bëri thirrje që Serbia të mos pengojë dialogun, ndërsa tregoi dhe rezultatet që do të sjellë marrëveshja mes dy vendeve.

“Vizita e Escobar sot krahas angazhimit disa mujor nga Kosova dhe partnerët ndërkombëtar rikonfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për të bërë proces në dialog. Do vazhdojmë përkushtimin në dialog, sidomos tani duke kuptuar rëndësinë e takimit në Ohër.

Besojmë se një marrëveshje e drejt e qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi dhe me shpresë për rezultat pozitiv. Çdo pengesë nga Serbia do të pengojë procesin. Marrëveshja do të sjellë rezultate të prekshme për Kosovës, integrimin në vendet euroantlantike, kjo marrëveshje përfshin parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që do të shtrojnë rrugën drejt njohjes reciproke”- tha ajo

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026