Arrestimi i Lefter Allës, Ngjela: Nuk komentoj kryetarin e bashkisë së një fshati
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi aktualitetin politik të javës.
Ngjela u pyet dhe në lidhje me arrestimin për korrupsion të kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, dhe se a mund të ndikojë kjo negativisht për Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ngjela tha se “kryetari i bashkisë së një “fshati”, nuk mund të ketë asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve”, të cilat sipas tij fitohen nga të majtët.
Pjesë nga diskutimi:
Gazetarja Raziela Myslimaj: Si e keni parë arrestimin nën dyshimin për korrupsion të Lefter Allës, dhe a e rëndon kjo pozitën e Partisë Socialiste në Bulqizë, por dhe me gjerë, meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve?
Spartak Ngjela: Është jashtë nivelit tim të më pyesësh për një kryetar bashkie të një fshati. Nuk përfaqëson asgjë. Problemi qëndron që nuk është fakt rasti që po flasim. Fakti është ky, që Partia Socialiste është fitimtare. Çdo t’i bëjë Bulqiza Partisë Socialiste, s’do t’i bëjë asgjë. S’po merrem me Bulqizën, sot nga SPAK-u ke 3 ministra brenda, ç’a më duhet mua kryetari i Bashkisë së një rrethi të vogël.
SPAK godet vetëm majtas se është doktrinë. Kjo doktrinë vjen nga Napoleon Bonaparti. Kur erdhi në pushtet goditi majtas, dhe vetë ishte i mjatë pasi vinte nga revolucioni. E la fisnikërinë dhe ata u gëzuan. Godtiti majtas se do të cilësohej si sulm dhe pastaj shkoi djathtas dhe pastaj vazhdoi historinë e republikës franceze.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik