Partia Demokratike zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Vorës
Partia Demokratike ka prezantuar emrin e kanidatit të kësaj force politike për Bashkinë e Vorës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, Partia Demokratike e udhëhequr nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, njofton se kandidati i PD-së për Vorën do të jetë Arif Bruka, me profesion mjek.

NJOFTIMI I PD-SË
Ibrahim Bruka, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë Vorë.
Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës.
Ne vitet 1987-1988, Ibrahimi ka punuar si mjek i përgjithshëm në Kukës. Në vitet 1988-1991 ka kryer studimet post universitare për kirurgji dhe gjatë kësaj kohe është emëruar mjek kirurg në QSUT, Nënë Tereza, Tiranë.
Aktiviteti politik: Aktiv gjatë lëvizjes së dhjetorit 90’dhe në vazhdim pa shkëputje.
Në viti 2001 Ibrahim Bruka ishte kandidat për deputet dhe fitues në zonën 44 në Tiranë. Pjesmarrës i përhershëm në të gjitha fushatat për zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe i deleguar në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Anëtar i komisionit të disiplinës, i votuar nga Këshilli Kombëtar i kohës nga viti 2005 deri në vitin 2009. I propozuar për çdo fushatë lokale dhe qëndrore si kandidat nga Tirana, Kamza, Vora dhe Kukësi. Pjesë e primareve reale në 2020 dhe fitues i garës. Aktualisht anëtar i KKPDSH, nga Kuvendi i Korrikut 2021. Asnjë lidhje me diktaturën personalisht por dhe nga familja.
Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!
LEXONI GJITHASHTU
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)