EMRI| Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari

Foto ilustruese
19 Mars 2023 | 10:40

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar të dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të  vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026