“Kosova përpiqet të rregullojë gabimin me Asocacionin!” Shameti: S’ka marrëveshje
Gazetari Sokol Shameti tha se nuk mund të themi se kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi askush nuk ka firmosur e madje asnjë prej dy krerëve të shtetit nuk e cilëson këtë si marrëveshje.
I ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania gazetari tha se takimi në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç është një përpjekje e Kosovës, për të rregulluar dëmet e mëdha që i kanë ardhur Kosovës nga firmosja e marrëveshjes së Asociacionit në vitin 2013.
“Kjo ka të bëjë më shumë të bëjë me vullnetin e palëve. Ajo që duhet të themi është se çfarë arriti Kosova me këtë ndryshim. Pavarësisht se Vuçiç nuk e njeh Kosovë, kur i intereson e njeh. Në 2013 ata kanë firmosur marrëveshjen e Asociacionit.
Ka firmosur me qeverinë e kaluar dramën e madhe që i ka ndodhur Kosovës. Ajo që ka ndodhur është një përpjekje e qeverisë aktuale të Kosovës për të rregulluar një dëm të tmerrshëm që i është kryer më parë Kosovës, me anë të firmosjes së marrëveshjes për Asociacionin”, tha Sokol Shameti për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Agron Maliqi: Opozita e Kosovës ka interes ta paraqesë marrëveshjen si dështim
- Marrëveshja në Ohër, gazetari: Kosova ka garanci vetëm nëse anëtarësohet në NATO
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec