“Traumat nga fëmijëria”, stomatologia: Të rriturit e kanë më shumë frikë dentistin
Stomatologia Alba Myrto tha se arsyeja se përse kur shkojmë te dentist ndihemi të stresuar dhe të shqetësuar ka të bëjë edhe me trauma të së shkuarës.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albania”, ajo tha se shpesh janë të rriturit ata që janë më të frikësuar dhe që kanë një ndjesi të keqe përballë dentistit, pasi sipas saj kjo varet edhe nga qasja e parë që ata kanë pasur me dentistin. Sipas stomatologes, tani ka një qasje tjetër ndaj dentistëve, pasi prindërit i çojnë fëmijët pa i nisur dhimbjet.
“Në momentin në të cilin shkohet te dentisti me dhimbje që pa shkuar te dentisti je i frikësuar. Por në momentin që shkohet te dentisti përveç dhimbjes aktuale, janë edhe eksperienca t e të shkuarës. Ato ndikojnë shumë që të krijohen minitraumat.
Sidomos të rriturit kanë një dhe një ndjesi shumë të shëmtuar ndaj dentistit. Varet nga mënyra se si janë përballur me dentistin. Sot prindërit i sjellin fëmijët pa shkaktuar një dhimbje, në mënyrë që të bëjnë florizimin e dhëmbëve dhe të parandalojnë kariesin dentar dhe për të parandaluar sëmundjet e gojës”, -tha për Euronews Albania stomatologia Alba Myrto.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta