Zbulohet qendra e prostitucionit, arrestohen 4 vajza. E ‘pësojnë keq’ klientët

Zbulohet qendra e prostitcionit në Tiranë
20 Mars 2023 | 10:56

Një qendër masazhesh që shërbente si një pikë për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar nga policia në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në një godinë në në rrugën “Margarita Tutulani”, u arrestuan në flagrancë shtetaset: Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe administratorja e qendrës së masazheve si dhe 4 klientë që ndodheshin aty gjatë operacionit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

“Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026