Kurti raporton të enjten në Kuvend për takimin me Vuçiçin në Ohër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten (më 23 mars) do të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës për takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan REL.
“Paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, e pastaj njoftimi i kryeministrit Kurti për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.
Më 18 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Në këtë takim palët arritën pajtim për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, marrëveshje kjo që u bë publike më 27 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 11:52 Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
- 11:35 Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
- 11:28 Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj
- 11:20 Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 10:59 Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)
- 10:56 Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë