Kryqi i Kuq trajnon të rinjtë për dhënien e ndihmës së parë pas një aksidenti

Kryqi i Kuq
20 Mars 2023 | 15:54

Rritja e aksidenteve rrugore ka sjellë reagimin e disa organizatave, të cilat synojnë parandalimin e këtyre ngjarjeve përmes sensibilizimit, apo dhënien e ndihmës së parë për të lënduarit.

Kryqi i Kuq në Gjirokastër po trajnon një grup të rinjsh vullnetarë për dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh. Të rinjtë do të asistojnë në kohë nga ana mjekësore personat e lënduar si shkak i aksidenteve.

“Jemi të vetëdijshëm që numri i aksidenteve është i lartë dhe sa më shumë njerëz të jenë të trajnuar për të dhënë ndihmën e parë në raste aksidentesh aq më mirë është dhe aq mw pak jetë të humbura do të kemi. Prandaj ne investojmë çdo vit tek të rinjtë që të japin këto mësime të ndihmës së parë bazë”, thotë Kristian Kura, koordinator i Kryqit të Kuq.

“Duke parë kohët e fundit që është rritur shumë numri i aksidenteve mendoj se përfshirja e të rinjve për të dhënë ndihmën e parë është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme. Janë ata të cilët do të japin ndihmën e parë në momentin që ndodh aksidenti”, shprehet Refie Stroka, trajnuese Kryqi i Kuq.

Rritja e numrit të aksidenteve me pasoja të rënda e bën të domosdoshëm sensibilizimin për parandalimin e tyre dhe respektimin e Kodit Rrugor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026