Si do futet PD në zgjedhje, grupi parlamentar diskuton 3 variante

20 Mars 2023 | 22:07

Në një kohë që një pjesë e opozitës e ka nisur fushatën prej disa javësh, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ende nuk ka përcaktuar mënyrën se si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhjen e kësaj të hënë mes grupit parlamentar dhe kryesisë së partisë u diskutua për tre variante. Një propozim ishte që PD të hyjë në zgjedhje në 61 bashki me kandidatë për kryetar dhe për këshillat bashkiak. Opsioni i dyte është hyrja në zgjedhje vetëm për këshillat bashkiak, ndërsa, një ide miks e mbështetur nga disa prej të pranishmëve është një garim i pjesshëm në disa bashki për kryetar dhe në çdo bashki për këshillat bashkiak. I pyetur për to, Alibeaj mbajti këtë qëndrim.

“Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim,” – u shpreh Alibeaj.

Edhe pse i qëndroi idesë që në 14 maj të mos ketë 2 kandidatë demokrat në garë, Alibeaj nuk ia kurseu përgjigjen Sali Berishës.

“Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet. Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë,” – tha ai.

Alibeaj pranoi se për vendimet që merr tashmë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, konsultohet edhe me ish-kryetarin, Lulzim Basha.

“Një nga gjërat që kam bërë gjatë kësaj kohe që kam qenë kryetar i komanduar i Partisë Demokratike ka qenë konsultimi me të gjithë ata që duan të kontriubojnë, anëtarë të grupit parlamentar, anëtarë të kryesisë, kolegjit të kryetarëve, dashamirës,” – u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026