Andi Bushati sulmon Ramën: Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana
Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se avantazhimi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.
Sipas tij një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë.
Bushati përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë Kurti.
“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen