‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme’, Escobar flet për monitorimin e “14 majit”
Shqipëria ka detyrime të zbatohen të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë ky komenti i bërë nga i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar i pyetur për mundësinë e monitorimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
”Për sa i përket monitorimit të zgjedhjeve vendore, gjithçka mund të them – nuk jam plotësisht i informuar për planin e monitorimit, por mund të them se Shqipëria ka detyrime si anëtare e OSBE-së, si anëtare e Këshillit të Evropës, të zbatohen të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Escobar tha se kërkohen më shumë përpjekje dhe angazhim për këtë çështje.
”Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë. Korrupsioni, siç e kam thënë vazhdimisht, është ndoshta sfida më e madhe afatgjatë për të gjithë rajonin. Kështu që unë dua të shoh më shumë – do të doja të bëj më shumë përparim në të gjithë rajonin për të parë luftën kundër korrupsionit.
Në Shqipëri do të thosha se ka pasur shumë progres gjatë 20 viteve të fundit në gjetjen e mekanizmave, bashkëpunimin, madje edhe zbatimin e organeve të pavarura hetimore që po trajtojnë korrupsionin. Kështu që unë do të doja ta shihja atë përpjekje pozitive të intensifikuar”, theksoi Escobar.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset