“Lironi zyrat”, Alibeaj i kërkon Berishës selinë e demokratëve

Enkelejd Alibeaj
20 Mars 2023 | 20:31

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga Sali Berisha të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre.

Alibeaj u shpreh se nuk ka ndërmend të çoj demokratët në konflikt siç ndodhi në 8 janar, por se respekton vetëm ligjin dhe vendimin e gjykatës.

“Në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre të emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen. Besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet. Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026