“Gjuhë raciste dhe anti-shqiptare”, gazetari lexon titujt e mediave serbe
Gazetari Xhemajl Rexha ka komentuar në një lidhje direkte me Euronews Albania se si është pritur takimi në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ai ka treguar disa nga gazetat që publikohen në serbi, në të cilat vihet re gjuha e urrejtjes ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.
“Mora disa prej gazetave që dalin këtu, dhe gjuha anti-Kosovë dhe anti-shqiptare është e tmerrshme, raciste. Kjo është “Informer”, gazeta që shitet më shumë në Serbi, “Kurti ia ka dhënë të gjitha serbëve, lobistët shqiptar janë të mllefosur”.
“Nuk do të ketë Kosovë të pavarur, urrejtësit e serbëve vajtojnë. Lobistët shqiptarë janë bërë për spital”, këtë e thonë për shkak të deklaratave të ish-ambasadorit William Walker dhe Daniel Serwer, të cilët e kanë kritikuar marrëveshjen dhe kanë thënë se në fakt Kosova nuk fiton.
Zoti Serwer ka thënë që të drejtat që po i jepen serbëve nuk janë askund në Europë. Serbët gëzohen shumë nga këto deklarata pro Vuçiç dhe anti-Kosovë. Ata gëzohen që amerikanët kanë dalë kundër marrëveshjes dhe e marrin këtë si një argument që Serbia ka fituar dhe jo Kosova. Vetëm gazeta “Nova”, që është pjesë e televizionit Nova dhe është e opozitës e cila thotë se Brukseli ka hapur rrugën e njohjes së Kosovës”,-tha për Euronews Albania gazetari Xhemajl Rexha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës