“Jam kryeministri më i mirë ndër artistët”- Rama çel ekspozitën në Athinë
Kryeministri Rama e nisi vizitën e punës në Athinë, me çeljen e një ekspozite me vepra artistike të realizuara prej tij, në Zappeion Megaron,ku të pranishëm ishin Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias, si dhe artistë dhe politikanë të tjerë.
Në ceremoninë e mikpritjes, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias u shpreh se përzgjedhja e Zappeion Megaron, e cila është pjesë e trashëgimisë kombëtare të qytetërimit grek, për të çelur këtë ekspozitë, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe e qartë.
“Ky është pikërisht vendi ku në vitin 1979 u nënshkrua Traktati i Anëtarësimit në atë që ishte Komuniteti Ekonomik Europian asokohe. Isha një student shumë i ri i Universitetit të Athinës, që ndodhet diku atje, përtej kolonave, që shihja Georgios Ralis dhe Konstantinos Karamanlis që hidhnin firmën pikërisht këtu. Kështu, ky është pasqyrim i mënyrës si e shohim Shqipërinë, një fqinjë, një mike të afërt dhe, më lejoni ta them, shpresoj, së shpejti, si pjesë e familjes sonë të përbashkët europiane.” – u shpreh Dendias.
Në fjalën përshëndetëse Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek për propozimin e bërë për çeljen e ekspozitës në Athinë.
“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht dhe do të më pëlqente shumë t’i drejtohesha këtij auditori përmes kësaj gjuhe kaq të bukur e të lashtë, një gjuhë që është folur nga njerëz, të cilët i sollën kaq shumë mrekulli kësaj bote dhe që folën aq bukur për artin dhe të bukurën. Po, për fat të keq, nuk e flas, kështu që po ju drejtohem në anglisht, sepse e di që edhe shqipja juaj nuk është fort e mirë.
Dua të them, para së gjithash, se jam shumë mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme dhe për këtë ngjarje kaq të veçantë. Nuk është ekspozita ime e parë artistike, por është e para herë që vizitoj një vend si Kryeministër dhe në çantë nuk mbaj vetëm shënimet, por edhe artin tim. I jam thellësisht mirënjohës edhe Nikos, i cili pati rol kyç për ta bërë të mundur realizimin e gjithë kësaj, pasi vizitoi zyrën time dhe i lindi dëshira ta sillte këtu. Kështu, Niko më solli edhe mua bashkë me zyrën, sepse ajo që do të shihni sot është një variacion i asaj çfarë e përbën zyrën time: vizatimet mbi tryezë, skulpturat e mia, disa prej të cilave varen në zyrë dhe letra e murit që është kompozuar me vizatimet e mia.
Dua po ashtu të falënderoj Katerinën, e cila është treguar shumë e duruar, sepse është një kuratore tejet profesioniste dhe nuk ka punuar kurrë më parë me një Kryeministër. Meqë ra fjala, unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë. Katerina është mësuar të jetë ajo kryeministre sa herë merret me subjektet e saj, kështu që kjo ishte një përvojë ndryshe, sepse i duhej koha ime, unë kohë nuk kisha; i duhej vëmendja ime, po mendjen e kisha tjetërkund, pikërisht siç ndodh kur vizatoj, sepse kur vizatoj në zyrën time, vëmendja nuk është tek ajo çfarë bëj me duar, por i lë sytë të lëvizin bashkë me duart, ndërsa mendja është plotësisht e përqendruar te çështja që diskutohet me bashkëpunëtorët e mi ose te bashkëbisedimet telefonike ose teksa peshoj vendimet që duhen marrë kur jam vetëm”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet