PS zyrtarizon kandidatët të shtunën, ndryshime vetëm në 16 nga 61 bashki të vendit

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një javë përpara se të përfundojë afati ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Socialiste e ka gati skuadrën që do të hedhë në fushatën zgjedhore.

Për këtë, të shtunën do të mbledhë Kryesinë me fokus kryesor, zyrtarizimin e 61 kandidatëve.

Euronews Albania ka mësuar se pjesa më e madhe e kryebashkiakëve aktualë do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Nga 61 bashkitë, vetëm në 16 prej tyre pritet të ketë figura të reja.

- Advertisement -

Në qarkun më të madh, atë të Tiranës nuk do të ketë asnjë ndryshim në të 5 bashkitë. Ndërsa në Elbasan nga 7 bashkitë, vetëm në 2 prej tyre do të ketë ndryshime.

Në Gramsh, deputeti Besjan Ajazi do të lërë mandatin e ligjvënësit për të garuar për postin e kryebashkiakut.

Një kandidat të ri do të ketë edhe në Bashkinë e Librazhdit, ku në garë jane dy emra, Ermal Kurti dhe Mariglen Disha.

Në qarkun e Beratit, ndryshim pritet të ketë në bashkitë e Kuçovës dhe Urës Vajgurore ndërsa pjesa tjetër do të rikonfirmohet.

Situata e re e krijuar me Lefter Allën në Bulqizë ka bërë që socialistët të kërkojnë një emër të ri për këtë bashki, ndërsa në 3 bashkitë e tjera të qarkut Dibër do të rikonfirmohen kryebashkiakët aktualë.

Qarku i Vlorës do të pësojë më shumë ndryshime. Nga 7 bashki, në 4 prej tyre do të ketë emra të rinj.

Në Vlorë, kandidimi do t’i besohet Ermal Dredhës, ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa në Sarandë, kandidat do të jetë Olti Çaçi që vjen nga fusha e biznesit.

Ndryshime pritet të ketë edhe në bashkitë e Selenicës dhe Konsipolit, ku në këtë të fundit kandidimi do t’i besohet shefit të financës në këtë bashki.

Në qarkun Korçë nuk do të ketë asnjë ndryshim në 6 bashkitë e qarkut. Edhe në qarkun e gjirokastër, konfigurimi do të jetë i njejtë ku ndryshimi i vetëm do të jetë në bashkinë e Libohovës, ku do të kandidojë Leonard Hide.

Në qarkun e Fierit, pritet rikonfirmimi i pjesës më të madhe të kryetarëve aktualë, madje edhe të kryerbashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailit.

Në qarkun e Durrësit, i vetmi ndryshim pritet në Bashkinë e Krujës, ku kryetari i Partisë Socialiste në këtë bashki, pritet të jetë kandidat për bashkinë e qytetit.

Në qarkun Shkodër, ndryshim do të ketë në Bashkinë e Shkodrës, ku deputeti Benet Beci do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e vetme që socialistët nuk kanë mundur të fitojnë. Edhe në Vaun e Dejës pritet të ketë një figurë të re, ai pritet të jetë Kristjan Shkreli.

Në qarkun Kukës nga 3 bashki, ndryshim do të ketë vetëm në Has, ku kandidati i socialistëve, pritet të jetë Halit Mulaj. Ndërsa në qarkun e Lezhës pritet të mos ketë ndryshime.

QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan – Gledian Llatja
Bashkia Belsh – Arif Tafani
Bashkia Cërrik – Andis Sala
Bashkia Gramsh- Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti/Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas – Nuri Belba
Bashkia Peqin – Bukurosh Maçi

QARKU BERAT
Bashkia Berat – Ervin Demo
Bashkia Kuçovë ?
Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore – ?

QARKU DIBËR
Bashkia Bulqizë – ?
Bashkia Peshkipi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Ilmi Hoxha
Bashkia Mat – Agron Malaj

QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – ?
Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq – Kristo Kiço
Bashkia Himarë – Jorgo Goro
Bashkia Konispol – ?
Bashkia Sarandë – Olti Çaçi

QARKU KORÇË
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski

QARKU FIER
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë -Fredi Kokoneshi
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Patos – ?
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
Bashkia Libohovë – Leonard Hide
Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci
Bashkia Përmet – Alma Hoxha

QARKU DURRËS
Bashkia Durrës – Emiriana Sako
Bashkia Krujë – ?
Bashkia Shijak – Elton Arbana

QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër – Benet Beci

LEXONI GJITHASHTU

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që...

Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

“Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë. Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi...

“Rama thika pas shpine Kosovës”, Berisha: Ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë. Berisha u...

TË FUNDIT

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që...

Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

“Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë. Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi...

“Rama thika pas shpine Kosovës”, Berisha: Ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë. Berisha u...

Berisha: S’i njohim zgjedhjet aty ku janë vjedhur vota, kemi prova

Sali Berisha deklaroi për mediat se kanë provat për krim elektoral në zgjedhjet e 14 majit. Në vazhdën e kësaj Berisha pohoi se rezultatin e...

Zyrtare| Messi largohet nga skuadra e Paris Saint Germain

Menaxheri i PSG-së, Christophe Galtie konfirmoi këtë të enjte se Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Galter i bëri deklaratat...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×