Kreshnik Spahiu: Edi Rama të mbajë premtimin! Doli me ekip si Ismail Qemali
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në emisionin Now në Euronews Albania raportin e DASH për korrupsionin në Shqipëri.
Sipas tij, përgjegjësi i vetëm për korrupsionin në çdo hallkë të sistemit në Shqipëri është Edi Rama. Spahiu kujtoi se kur Rama erdhi në pushtet u zotua se do të luftonte korrupsionin, ndaj sot duhet të mbajë përgjegjësi politike.
“Për korrupsionin në çdo hallkë ka vetëm një përgjegjës dhe është Edi Rama sepse në viti 2014 ka dalë para mediat dhe ka deklaruar se nëse nga sot raporti i TIA do na rankojë më poshtë se qeveria e PD atëherë përgjegjës për nivelin e korrupsionit do jem unë dhe rilindasit e mi. Sot duhet t’i përmbahet kësaj përgjegjësie që raporti i TIA e ka rankuar çdo vit më poshtë. Këta dolën me një ekip rilindjeje, ky ishte Ismail Qemali. Këta që të kanë votuar të kanë votuar si ekip rilindje dhe kontrata aq sa qe kolektive ishte edhe individuale”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës