Bie frika e krizës nga lufta: Gruri, nafta, energjia, jo më të shtrenjta
Të gjithë mallrat kryesorë që lëvizin ekonominë botërore janë stabilizuar. Edhe pse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, ajo nuk duket të jetë kërcenuese për sigurinë ushqimore dhe energjitike. Të paktën për këtë periudhë.
Çmimi i naftës, gazit dhe benzinës sot është ulur në nivelin e vitit 2020-2021 në bursa. Pra, një fuci e naftës së papërunuar në tregun europian është 75 dollarë sot, ndërsa gazi po kuotohet në 67 dollarë për m3, çmim ky i njëjtë me fillimvitin 2020.
Edhe ushqimet bazë po kuotohen me cmime të ulëta. Tendenca e tyre në rënie ka nisur që nga nëntori dhe vazhdon edhe sot. Për shembull, vaji i lulediellit po shitet me cmimin e datës 10 nëntor 2020.
Edhe gruri, për të cilin pati shqetësime të forta për përhapjen e një urie masive në botë, sot shitet me cmimin fillimvitit 2021.
Edhe energjia elektrike sot nuk shfaq shenja krize, si në rajonin tonë, ashtu edhe në Europë, me cmime tregu që variojnë nga 70 deri në 110 euro për megavat orë, cmime këto 4 deri në 6 herë më të ulëta se vitin e kaluar.
LEXO GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat