Mijëra besimtarë në Teqenë e Melçanit, festa e Sulltan Nevruzit në Korçë
Me mijëra besimtarë nga juglindja kanë vizituar sot Teqenë e Melçanit, duke ndezur qirinj e duke u lutur.
Kjo është festa më e rëndësishme për besimtarët bektashinj, e amvisat gatuajnë një sërë gatimesh për këtë ditë. Bashkë me to, edhe urimet për njeri tjetrin.
“Ne therim pula, bëjmë ëmbëlsirat, mishin dhe urojmë vetëm shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë. Ne vijmë në teqe përherë. Kudo te jene shqiptarët mbarë e shëndet,” – tha një grua.
“Ne therim këndez, bëjmë Petanik, vezë, kulaç me qiqra, ëmbëlsirë. Ne vijmë vit për vit këtu. Shëndet u urojmë fëmijëve kudo të jenë e mbarësi për të gjithë,” – u shpreh një tjetër.
Ishte Dervishi Hasan Proko ai që drejtoi lutjen në këtë teqe, i cili priti dhe besimtarët në urimin e përvitshëm
“22 Marsi, daton lindjen e Imam Aliut. Gjej rastin të uroj besimtarët bektashinj për këtë ditë, gëzuar e për shumë vjet. Bereqet, harmoni, dashuri e gjithë të mirat,” – u shpreh ai.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996, festë e ardhur në vendin tonë në shekullin e XV.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulltan Nevruzi në Elbasan, besimtarët urojnë dhe luten në teqenë e ‘Baba Xhemalit’
- “Ja prenë kokën dhe e vendosën në teqe”, Uran Butka rrëfen historinë
Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:59 Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
- 13:55 Medvedev: Izraeli i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran, mund të kërkojë veprime të mëtejshme
- 13:49 Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
- 13:43 Përfshihet nga flakët resorti luksoz në Republikën Dominikane, humb jetën një turiste italiane (VIDEO)
- 13:28 U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën