Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH, flet Taulant Balla

23 Mars 2023 | 10:55

Opozita i ka kërkuar  kryetares së Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës, për të futur mocion me debat në lidhje me raportin e fundit të DASH.

Në lidhje me këtë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është shprehur se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për mocion me debat, ndërkohë shprehu dakordësinë që ky debat të zhvillohet.

“Nuk jemi para një kërkese të mocionit me debat. Nuk na ka ardhur një kërkesë. Ka një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, për të përfshirë në rend dite diçka që nuk ekziston. Nëse doni të zhvillojmë një mocion me debat për gjetjet e DASH, ne jemi të gatshëm që të shqyrtojmë kërkesën brenda tre ditësh. Kemi shumë kohë që presim të flasim për shumë gjetje të DASH. Ju që kërkuat mocion me debat para disa kohësh ikët. Ne jemi të gatshëm që të kemi mocion për raportin e DASH. Duhet të zhvillojmë një mocion me debat dhe për procesin e integrimin.  Sot kemi një sërë çështjesh për të diskutuar dhe për të debatuar.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026