LIBE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

23 Mars 2023 | 13:45

Komisioni për Liritë Qytetare, Punë të Brendshme dhe Drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi një gjë të tillë, para disa javësh, e kishin miratuar edhe ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky vendim ka marrë shumicën e nevojshme në këtë komision parlamentar me 47 vota për, 8 kundër dhe 4 abstenime, shkruan REL.

Në muajin prilll, eventualisht në maj, pritet të miratohet edhe në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pas kësaj, vendimi do të nënshkruhet dhe botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, do të përmbyllet i tërë procesi formal.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në tekstin e vendimit.

Pra, sipas asaj që ishin marrë vesh qysh në vitin e kaluar përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, ky vendim do të hyjë në fuqi në kohën kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i regjistrimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS), apo jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026