Grevë e përgjithshme në Francë, vijojnë protestat anti-Macron
Në Francë po mbahet greva e përgjithshme kundër reformës së pensioneve. Bllokadat në rrugë u vendosën që në orët e para të mëngjesit, pasi presidenti Macron deklaroi se ishte gati të pranonte rënien e popullaritetit për shkak të projektit të tij.
Bllokadat u vendosën edhe në institutet e universitetet e qyteteve më të mëdha të vendit si Paris dhe Marsejë.
Nga qyteti jugor, lideri i së djathtës ekstreme Jean Luc Melelnchon mbrojti të drejtën për të protestuar.
“Sundimi i kushtëzuar i ligjit nuk ekziston. I vetmi sundim ligji është ai i të drejtave kushtetuese, lirisë së shprehjes, së protestave dhe për të formuluar qëndrimin opozitar në çdo kohë, brenda normave të demokracisë sonë paqësore, sociale dhe politike,” – u shpreh lideri i së djathtës ekstreme, Jean Luc Melenchon.
Dita e re e mobilizimit në Francë ka sjellë sërish kaos në transportin publik, me një reduktim të ndjeshëm të shërbimeve. Paraliza ka përfshirë edhe stacionin e rëndësishëm të trenit në Paris, Gare de Lyon.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS