Rama pritet nga kreu i Kuvendit në Britani: Keqardhje për retorikën ndaj shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër për një vizite zyrtare.
Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me kreun e parlamentit të Britanisë, Lindsay Hoyle me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin parlamentar.
“Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e kryeministrit Rama në Facebook.
Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë shqiptare pritet të takohet dhe me kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak.
Në vizitën e tij në Londër, Rama shoqërohet nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje