Rama takim me Sunak në Londër, deputeti i PS-së zbulon se çfarë do të diskutohet
Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi komentoi takimin që do të zhvillohet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak, takim që do të nis në orën 16:00.
I ftuar në Euronews Albania, Krrashi theksoi se kjo është hera e parë që një kryeministër shqiptar shkon në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të kryeministrit britanik.
“Kjo është hera e parë që një kryeministër shqiptar shkon në Britani me ftesë të homologut të tij britanik. Kjo I jep rëndësi edhe më të madhe vizitës së Ramës në MB. Do të ketë dhe takimeve përveçse me Sunak. Rama dhe Sunak kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm dhe korrekt. Nëse ka një mosmarrëveshje mes dy qeverive, mënyra më e mirë për ta zgjidhur është duke diskutuar”- tha Krrashi.
Më tej ai theksoi se çështja e emigracionit në Britani nuk është vetëm për shqiptarët, ndërsa theksoi se kjo temë do të diskutohet ditën e sotme.
“Çështja e emigracionit në MB nuk është vetëm çështja shqiptare. Numri i emigrantëve ishte i madh dhe i kapi në habi dhe autoritetet britanike . Patjetër që Rama do të kërkojë bashkëpunim për të adresuar problemin.
Fokusi kryesor do të jetë për gjetjen e tregjeve të reja dhe për të ridimensionuar marrëdhëniet që ata kanë me krejt Evropën në tërësi dhe me kombe të veçanta”- nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)