Hungaria nuk do ta arrestojë Vladimir Putin: S’ka bazë ligjore

24 Mars 2023 | 16:45

Hungaria nuk do ta arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të hyjë në vend, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Sipas tij, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’u bërë një gjë e tillë.

Hungaria është nënshkruese dhe ratifikuese e Statutit të Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), e cila lëshoi një urdhër-arrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.

I pyetur nëse Putini do të arrestohej nëse do të shkonte në Hungari, shefi i kabinetit të Orbanit, Gergely Gulyas, tha në një konferencë se Statuti i Romës nuk ishte ndërtuar në sistemin ligjor hungarez.

Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë Presidentin rus… pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas.

Kur u pyet, ai tha se qeveria e tij “nuk kishte formuar një qëndrim” për urdhër-arrestimin e lëshuar kundër Putinit.

“Këto vendime nuk janë të duhura, pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv”, shtoi Gulyas.

Rusia e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026