Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, Luarasi: Janë lodhur nga politika e konsumuar
Pedagogia Iris Luarasi komentoi sondazhin e Barometrit në Euronews Albania ku nga muaji shkurt në mars, Enkelejd Alibeaj ka shënuar një rritje të pëlqyeshmërisë.
Sipas saj diçka e tillë vjen si pasojë e figurave të tjera politike të cilat janë konsumuar dhe i kanë lodhur qytetarët.
“Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri që është i konsumuar politikisht dhe pastaj të mendosh që njeriu i pakonsumuar të jetë Berisha ose Meta. Njeriu që është i pakonsumuar në këtë rast, që nuk ka pasur ndonjë post të rëndësishëm, në kuptimin që ti t’i bësh një analizë të mirëfilltë politike është zoti Alibeaj,” – u shpreh Luarasi.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit