Rritja e pëlqyeshmërisë për Ramën, Mavros: Po luan vetëm, ndaj kemi këto shifra
Presidenti i MRB-së, Dimitris Mavros komentoi rritjen e pëlqyeshmërisë për kryeministrin Edi Rama në sondazhet e Barometrit në Euronews Albania.
Ai u shpreh se në impaktin pozitiv të qytetarëve ka ndikuar fakti që Rama po e luan lojën i vetëm dhe përballë nuk ka një opozitë të fortë për ta luftuar.
“Zoti Rama po e luan këtë lojë i vetëm, nuk ka kundërshtarë, nuk ka konkurrentë dhe pasi u largua nga skandali dhe problemi me SHBA-në për çështjen McGonigal në shkurt, tani nëse shikon një parti opozitare të ndarë në dysh, pa liderë specifikë dhe pa kandidatë specifikë, sërish ai rikthehet në kuotat e tij të mëparshme dhe po luan i vetëm, prandaj kemi këto lloj shifrash,” – u shpreh Mavros.
Ai kujtoi se bëhet fjalë për po të njëjtën “lojë” edhe të vitit 2021 gjatë zgjedhjeve të përgjithshme ku përsëri kryeministri po luante i vetëm. Sipas Mavros, po t’i shikosh të dhënat, konkluzioni është përsëri i njëjti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)