PSD në Kosovë protestë me pankarta kundër Asociacionit
Partia Socialdemokrate në Kosovë zhvilloi sot një protestë kundër Asociacionit. Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci tha nga Prishtina se protesta zgjati pak dhe në të nuk kishte më shumë se 200 njerëz.
Ata protestuan me pankarta, ku në njërën prej tyre shkruhej; “Vetëmenaxhimi = Asociacion.
Gjatë javës, aktivistë të partisë kanë qenë aktivë me një sërë aksionesh.
Fillimisht, ata kanë gjuajtur me tortë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa në videon e postuar në rrjete sociale shkruajnë: “Tortë e milkshake për Zajednicën.
E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.”
Aksioni ka vijuar me akuza ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilin PSD e akuzon për qëndrimet politike.
LEXONI GJITHASHTU
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur