Kurti raporton sot para deputetëve në Kuvend për takimin e Ohrit

Takimi në Ohër
23 Mars 2023 | 08:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dy vjeçare të qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, si dhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Më 18 mars, Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në këtë takim palët arritën pajtim për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, marrëveshje kjo që u bë publike më 27 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026