Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, ndërron jetë 46-vjeçarja
Policia turke ka arrestuar të premten dy mjekë nën akuzën për vrasjen e një gruaje 46-vjeçare nga Turkmenistani.
Gruaja kishte shkuar në klinikën turke për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut me qëllim rënien në peshë.
E ndjera, e identifikuar si Aylar Korhanova, është një nga dhjetëra pacientët që u përkeqësuan pasi iu nënshtruan operacioneve të ngjashme në klinikën në Stamboll, raportojnë mediat e huaja.
Korhanova iu nënshtrua operacionit më 25 shkurt dhe doli nga spitali pas kryerjes së ndërhyrjes.
Më 4 mars, ajo nuk u ndje mirë dhe u shtrua sërish në spital. Gjendja e saj u përkeqësua duke u transferuar në reaprtin e terapisë intensive dhe duke ndërruar më pas jetë.
Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar mjekët që kanë kryer operacionin dhe drejtuesit e spitalit. Trupi i Korhanova është ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për kryerjen e autopsisë..
Dy mjekë u arrestuan me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë deri në përfundimin e hetimeve.
Dy mjekët ishin ndaluar tashmë ditë më parë në fillim të hetimeve për shkak të efekteve anësore tek pacientët, por u lanë të lirë menjëherë.
Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vlerëson 67 raste të ngjashme të lidhura me injektimin intragastrik të neurotoksinës botulinum, nga të cilat 53 janë regjistruar në Turqi, 12 në Gjermani, 1 në Austri dhe 1 në Zvicër. Nga shumica e rasteve, 60, janë të lidhura me një klinikë private në Stamboll dhe tre me një tjetër në Izmir.
Simptomat e pacientëve ishin shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe të vjellja.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik