EMRI| Zgjidhet kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës

25 Mars 2023 | 13:35

Ka përfunduar votimi i zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë të majtët në zgjedhjet lokale.

Bëhet me dije se fitues është diplomati Ermal Dredha i cili ka fituar garën me ish-deputetin e PS-së Fate Velaj.

Kryeministri,  Edi Rama ishte në Vlorë mëngjesin e kësaj të shtune ku në mbledhjen e Asamblesë lokale të PS-së shprehu kritikat e tij për deputetët e qarkut të Vlorës për fushatën që ata bënë për kandidatët për kryetar bashkie.

Me shumicë votash socialistët kanë vendosur Ermal Dredhën, i cili aktualisht mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sot në orën 17:00 PS mbledh Kryesinë për të vendosur emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se,...
10:21 | 28/07/2026

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026